Thaci: Asnje arsye për t’u zmbrapsur apo për t’u frikësuar nga dialogu
PRISHTINË- Kosova nuk ka asnjë arsye për t’u zbrapsur apo për t’u frikësuar nga dialogu euroatlantik, tha sot kryeministri Hashim Thaçi në seancën plenare të Kuvendit, ndërsa theksoi se pavarësia ka qenë maksimumi i kompromisit tonë dhe minimumi i së drejtës sonë historike.
"Përkundrazi, sot, më shumë se dje ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë në Bruksel, të rikonfirmojmë konsolidimin e shtetit tonë dhe parimet tona të panegociueshme", shtoi ai.
Kryeministri Thaçi tha se pas realitetit të ri të krijuar pas 25 korrikut, me implementimin në tërësi të reciprocitetit të mallrave dhe vulave doganore, Kosova është në pozicione shumë më të favorshme dhe kredibile.
"Mbase, suksesi më i madh në nivelin politik nuk është vetëm implementimi i reciporcitetit, por mbi të gjitha demaskimi dhe dështimi i plotë i politikës së Beogradit për ndarjen e Kosovës-njëherë e përgjithmonë", theksoi kryeministri kosovar.
Ky demaskim, vijoi ai, solli edhe reagimin më të qartë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me tërësinë territoriale dhe sovranitetin të Kosovës, shuarjen e strukturave ilegale dhe kriminale dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë Kosovën.
"Unë garantoj, se do të mbizotërojë shteti ligjor, rendi dhe demokracia, në mënyrë që qytetarëve tanë atje t’u mundësojmë të jetojnë të lirë e pa frikë në shtëpitë e tyre. T’u krijojmë mundësi të barabarta si të gjithë qytetarëve tanë në tërë Kosovën", tha kryeministri kosovar.
Kryeministri Thaçi vlerësoi edhe punën e forcave të policisë në vendosjen e rendit në veriun e Kosovës. Strukturat e policisë, sipas tij edhe pse janë vënë nën shënjestrën e zyrtarëve të Beogradit, kanë mbështetjen e plotë të shtetit, por edhe ndërkombëtarëve.
"Eshtë shumë e rëndësishme që të dërgojmë mesazhe të qarta edhe për qytetarët serbë të Kosovës, të rikonfirmojmë angazhimin tonë për përmbushjen e të drejtve afirmative për komunitetet joshumicë në Kosovë", tha kreu i qeverisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)