E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Kuper sot viziton Prishtinën

PRISHTINË- Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper, do të vizitojë sot Kosovën.

Mësohet se Kuper do të takojë shefen e delegacionit kosovar në bisedime, Edita Tahiri, dhe zyrtarë të tjerë të vendit, raporton agjencia e lajmeve radio Europa e Lirë

Kuper dje qëndroi në Beograd, ku zhvilloi bisedime me kryenegociatorin serb, Borisllav Stefanoviç

Pas takimit me diplomatin evropian, Stefanovic tha se "çështja e funksionimit të institucioneve serbe në veri të Kosovës nuk do të jetë temë e raundit të ardhshëm të bisedimeve",- që pritet të zhvillohet më 2 shtator.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›