Pi ilace, rende ne spital 35-vjecarja
TIRANE - Tenton t'i jape fund jetes, duke pire disa lloje ilacesh, por gruaja 35-vjecare eshte derguar ne spital, ku ndodhet ne gjendje te rende. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme, nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Keta te fundit thane se, diten e diele rreth ores 10:00, efektivet e Komisariatit numer2, jane njoftuar se, ne Spitalin Ushtarak, Tirane ka shkuar e vetehelmuar dhe ndodhej ne gjendje te rende shendetesore, 35-vjecarja Bukurie S., banuese ne Tirane. Atje kane shkuar efektivat e policise, qe kane marre deshmite e familjareve. Nga te dhenat, eshte mesuar se, 35-vjecarja ne kushtet e nje depresioni nervor ka pire njeheresh disa medikamente, me qellim qe ti jepte fund jetes. Policia tha se, ka sekuestruar disa ambalazhe te medikamenteve, qe jane pire nga gruaja.
A. C
Gjykata i kishte lene ne "arrest ne shtepi"
Riprangosen vellezerit, iken nga shtepia
KAVAJE - Dy vellezer jane vene ne pranga ne flagrance pasi, kane thyer vendimin e dhene nga gjykata. Policia e Tiranes tha dje se, nga efektivet Komisariatit Kavaje, ehste bere prangosja ne flagrance e Xhevat Hallullit, 28 vjec dhe Betim Hallulli, 30 vjec, vellezer nga fshati Bago, Kavaje. Policia tha se, ndaj tyre, Gjykata e Kavaje me vendim te dates 20 janar 2009, ka bere ndryshimin e mases se sigurise nga "arrest me burg" ne "arrest shtepie", per keto dy, pasi ishin ndaluar me pare. Arrestimi i tyre u krye sepse Prokuroria e Kavajes po ne kete dite ka nxjerre urdhrin per ekzekutimin e mases se sigurimit, se ne oren 11:00, nga verifikimi qe eshte kryer, dy vellezerit nuk ndodheshin ne banese. Mbi ta eshte ngritur akuza e "largimit te burgosurit nga vendi i qendrimit".