Poliklinika qendrore, prishet mamografia
Prej me shume se tre muaj aparati i mamografise ne Polikliniken Qendrore ne kryeqytet eshte jashte funksionit, per shkak te mungeses se filmit. Sipas mjekeve qe punojne me kete aparature, qe kur ka perfunduar projekti INTERREG 3 e deri me tani, kjo salle nuk eshte hapur me, pasi kerkohen financime dhe nje buxhet i vecante. Nderkohe qe sipas drejtuesve te ketij institucioni, nje pjese e buxhetit do te akordohet per blerjen e filmit, por ende nuk eshte percaktuar afati se kur ato do te levrohen. Pjesa me e madhe e grave qe i drejtohen poliklinikes jane te gatshme te paguajne edhe tarifen reale per mamografine, por pergjigjja e vetme qe marrin eshte se ajo nuk funksionon. Nderkaq, gjate kohes kur ky sherbim ishte falas si pjese e projektit, u regjistruan rreth 11 mije ekzaminime, 250 prej te cilave rezultuan me tumor. Kanceri i gjirit renditet i pari ne listen e tumoreve tek femrat. Ne vendin tone, brenda nje viti diagnostikohen 350-400 raste te reja me kete lloj tumori. Me teper prek moshat nga 40-45 e larte, por vitet e fundit eshte rritur ndjeshem numri i grave, qe iu shfaqet kjo semundje ne moshe te re. Kryerja e mamografise pas moshes 40-vjecare, eshte menyra me e mire per kapjen ne kohe te kancerit te gjirit. Ndersa grate ne moshe me te re duhet ta kryejne ekzaminimin vetem me rekomandimin e specialisteve. Sipas specialisteve gati gjysma e kacereve te gjirit, qe jane gjetur nga mamografia, jane akoma ne masa te vogla dhe mund te hiqen lehte, pa hequr gjithe gjirin dhe pa lene shenje.
Skopia
Por problemi nuk eshte vetem tek mamografia, por edhe tek skopia, e cila ndodhet ne kliniken prane Presidences. Prej muajsh aty aparati i skopise ka dale jashte funksionit dhe pacienteve, iu duhet te shkojne tek klinikat private
Skopia
Por problemi nuk eshte vetem tek mamografia, por edhe tek skopia, e cila ndodhet ne kliniken prane Presidences. Prej muajsh aty aparati i skopise ka dale jashte funksionit dhe pacienteve, iu duhet te shkojne tek klinikat private