E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon ligji per qendrat e rehabilitimit

Ne vendin tone nuk ka pasur asnjehere qendra mjekesore rehabilituese per njerezit me aftesi te kufizuara. Tashme eshte fakt se donacionet per kete qellim, jo vetem qe nuk mungojne por jane edhe te shumta. Por ne kete drejtim nuk ekziston nje kuader i plote ligjor qe do te mundesonte ngritjen dhe funksionimin e tyre. "Te gjithe personat me aftesi te kufizuara, nuk kane nje qender rehabilitimi apo trajtimi te semundjeve te tyre. Te vetmit qe kujdesen per ta, jane familjaret apo kujdestaret te cilet marrin nje pagese fare minimale" pohojn Ndrek Ismaili, kryetari i shoqates se personave me aftesi te kufizuara. Sipas tyre, ne vendin tone nuk ka nje kuader te plote ligjor, i cili te percaktoje sasine e fondeve qe kerkohet per kete pjese te popullsise ne nevoje. Po keshtu kuadri ligjor do te mundesonte edhe ngritjen e ketyre qendrave rehabilituese, ku edhe familjaret te mos ndienin peshen dhe vuajtjet e nje personi, i cili nuk eshte si te tjeret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›