E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen pusi fontane, Nuk ka te lenduar

Shperthen ne fontane pusi i firmes "Strim Oil" ne Mallakaster. Pusi ka qene i fondit te ndalur, ndersa gjate punimeve per ta rivene ne pune me reagent kimik, ka ndodhur edhe incidenti, qe per fat te mire nuk ka shkaktuar viktima, pasi banesat e Hekalit gjenden shume larg vendngjarjes. Shperthimi eshte degjuar rreth ores 18:00 te mbremjes se djeshme dhe ne vendngjarje kane shkuar tre automjete zjarrfikese dhe ambulanca. Sipas perfaqesuesit te firmes, inxhinier Petrit Sulkaj, mesohet se punonjesit kane qene duke u perpjekur qe te kthejne ne aktiv pusin fontane, ndersa ka pasur pajisje te vjetra. "Jane evakuuar banoret qe kishin shtepite me afer, per te shmangur helmimin nga gazi dhe brenda disa oreve, do te veme situaten ne kontroll. Nuk ka te lenduar", per gazeten sqaroi specialisti Sulkaj.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›