Fyle-Haxhinasto: BE vlerëson lart rolin e Shqipërisë në rajon
TIRANË- "Bashkimi Europian vlerëson lart rolin e Shqipërisë në rajon", tha sot Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë të Komisionit Evropian, Stefan Fyle. gjatë një takimi me zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.
Gjatë takimit u theksua se Shqipëria është në një fazë të re cilësore të rrugëtimit të saj evropian. "Shqipëria vazhdon të mbetet një forcë stabiliteti në rajon dhe ne e vlerësojmë përherë rolin që luan Shqipëria, sidomos përsa i përket qëndrimeve nacionaliste dhe ekstremiste në rajon", tha ai.
Fyle vlerësoi bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet e rajonit, duke e cilësuar këtë si forcën shtytëse, apo nxitëse përsa i përket politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian.
Ministri Haxhinasto veçanërisht vlerësoi bashkëpunimin e hapur, intensiv dhe shumë të dobishëm të Komisionit Evropian dhe strukturave të tjera komunitare. Ai vuri në dukje se sfida madhore e procesit është stabiliteti dhe qëndrueshmëria e tij në kohë, duke garantuar njëkohësisht se fokusi kryesor mbetet në arritjen e rezultateve konkrete të këtij procesi.
Sa i përket politikës rajonale të Shqipërisë, Ministri theksoi se procesi integrues është alternativa më e mirë kundër rritjes së ekstremizmit në rajon, pasi integron shoqëritë brenda tyre, vendet dhe gjithë rajonin në Bashkimin Evropian.
I pyetur mbi arrestimet e fundit të personave që akuzohen për maskarën në Maqedoni, Haxhinasto tha se "po ndjekim me shumë vëmendje të gjithë zhvillimet atje, përsa i takon hetimeve dhe të gjithë veprimet e tjera ligjore pas pesë vrasjeve makabre në Maqedoni".
"Ne shikojmë me vëmendje se veprimet për zbatimin e ligjit, duhet të kryen në përputhshmëri të plotë me këto ligje dhe sigurisht, inkurajojmë hetimin e plotë, të saktë, të drejtë të kësaj situate, me qëllim që ata që janë fajtorë të marrin dënimin e merituar", tha ai.
Sipas Haxhinastos, "duhet të jemi të përmbajtur që sfondi i këtij krimi makabër të mos shihet nga perceptime fetare dhe etnike, pasi kriminelët janë vetëm kriminelë, dhe nuk kanë asnjë ‘background’ në cilësimin dhe përcaktimin e tyre".
(d.b/BalkanWeb)