E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, djali i Bosit diplomë në Tiranë. Kristal: E ligjshme

Të tjera rreth shkrimit FOTO - Diploma e Renzo "Troftës" Ja notat: Renzo “Trofta”, një gjeni në Shqipëri FOTO - Mediat italiane: Diplomë shqiptare me fonde publike TIRANE - Renzo Bossi, djali i liderit të Lega Nord, Umberto Bossi, është diplomuar në Shqipëri. Dokumentat e publikuara nga Prokuroritë e Napolit dhe Milanos dëshmojnë se Renzo Bossi në shtator të vitit 2010 është diplomuar për Administrim Biznes në Universitetin privat “Kristal”. Diploma e tij është gjetur nga Guardia di Finanza në një kasafortë të ish-kancelarit të Lega Nord, Francesco Belsito, në të cilën gjendej edhe një dosje me emrin “The Family”.

Përveç diplomës së marrë nga “Trofta”, siç e quan media italiane të birin e Bossi-t për shkak të rezultateve jo të shkëlqyeshme në arsimin italian, në dokumentat e Belsito-s ndodhet edhe një kopje e diplomës së marrë nga Pierangelo Moscagiuro (partneri i senatores legiste Rosy Mauro) në Shkenca Politike me drejtim Socialogji. Edhe ai, sipas dokumenteve, ka marrë diplomën në Tiranë më 29 qershor 2010.

Prokurorët italianë dyshojnë se të dy titujt janë marrë kundrejt pagesave të lëvruara nga Lega Nord. Muajt e fundit, "Lega nord" e Umberto Bosit eshte ne ciklonin mediatik dhe gjyqesor sa i takon perdorimit te fondeve publike per interesa te familjes se Umberto Bossit. Djali i tij, i cili ishte dhe anetar i keshillit bashkiak te krahines se Lombardise dhe doreheqjen pas skandalit. Diploma e ketij te fundit marre ne Tirane, ne Universitetin privat "Kristal" eshte nje tjeter mister dhe nje pikepyetje per dyshime te forta lidhur me blerjen e saj pa frekuentuar asnje dite fakultetin.

DIPLOMIMI NE NJE VIT
Renzo rezulton i regjistruar me numrin matrikulues 482. Dokumentat e publikuara nga mediat italiane tregojnë edhe listën e tij të notave në 29 lëndë të ndryshme. Djali i senatorit italian Bossi duket se ishte më i zoti në lëndë si financa, matematika dhe statistika. Por ajo që ka habitur më shumë hetuesit është se Renzo duket të ketë dhënë provimet e 3 viteve në një: kjo pasi ai ka mbaruar gjimnazin në korrik 2009 në moshën 21-vjeçare, ndërsa sipas dokumentit të lëshuar nga Universiteti Kristal ai ka mbaruar studimet e larta në shtator 2010.

Diploma e Renzo Bossi-t mban firmat e dekanit Skënder Kërçuku dhe atë të rektorit Maringlen Spiro. Ndërsa diploma e Pierangelo Moscagiuro është firmosur nga dekani Vaso Kureta dhe rektori Hektor Çoçoli.

Partia Lega Nord karakterizohet për frymën e saj shumë të ashpër ndaj të huajve, sidomos emigrantëve ekstrakomunitarë në Itali. Një nga ëndrrat e saj të hershme mbetet pavarësia e një rajoni që ajo quan Padania.

“KRISTAL”: REGJISTRIMI KONFORM LIGJEVE
Universiteti “Kristal” ka sqaruar se Renzo Bossi është rregjistruar rregullisht në vitin akademik 2007/2009. Ndërsa mediat italiane pohojnë se ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2009. Njoftimi zyrtar i Universitetit “Kristal” nuk sqaron nëse djali i senatorit italian ka frekuentuar ndonjëherë leksionet në Shqipëri.

“Në lidhje me informacionet që janë transmetuar në mediat shqiptare mbi diplomimin e shtetasve italianë Pierangelo Moscagiuro dhe Renzo Bossi, Universiteti “Kristal” dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë vijon: Shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Në Universitetin “Kristal” aktualisht janë të regjistruar përveç shtetasve italianë edhe shtetas të tjerë të huaj. Universiteti jonë është i hapur për çdo informacion në lidhje me këtë çështje,” thuhet në deklaratën e Universitetit "Kristal".

(im/aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›