E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diploma e Bossit, reagon Universiteti “Kristal”

TIRANE – Universiteti “Kristal” reagoi pas publikimit të lajmit për diplomimin e djalit të ish-liderit të Lega Nord në Itali, Renzo Bossi.

“Në lidhje me informacionet që janë transmetuar në mediat shqiptare mbi diplomimin e shtetasve italianë Pierangelo Moscagiuro dhe Renzo Bossi, Universiteti “Kristal” dëshiron të sqarojë opinionin publik si më poshtë vijon: Shtetasi italian Pierangelo Moscagiuro është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2008-2009, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. 

Shtetasi italian Renzo Bossi është regjistruar në bazë të dokumentacionit të paraqitur në administratën e Universitetit në vitin akademik 2007-2008, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë. 

Në Universitetin “Kristal” aktualisht janë të regjistruar përveç shtetasve italianë edhe shtetas të tjerë të huaj.”- përfundon reagimi i Universiteti “Kristal”, -shpërndarë për mediat.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›