LRI, Meta: Politika shqiptare të lerë konfliktet, të ecë me hapat e të rinjve
TIRANË-Kryetari i LSI përshëndeti sot Konventën Zgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI) që po zhvillon zgjedhjet e grupit drejtues.
Meta në fjalën e tij theksoi se mund të ishte bërë më shumë për Shqipërinë, por politika e vjetër dhe konfliktuale ndali zhvillimin. Meta theksoi se rinia dhe hapi rinor janë ato që i mungojnë politikës shqiptare.
“Mund të kishim bërë, të kishim ecur më para më shumë por jemi marrë më shumë sec duhet më të kaluran me historinë e cila ka dhe konfliktete saj. Ndaj duhet të ecim me ritmin e 20 vjecarëve të sotëm, të cilët janë më të interesuar se për cdo gjë tjetër për të ardhmen e tyre. Ata janë të interesuar
por për shkak të një politike konfliktuale, Shqipëria me shqiptarët, e në vecanti, gjeneratat e reja, kanë vuajtur jo pak. Imazhi i vendit është dëmtuar me pa të drejtë” .
Meta iu drejtua të rinjve e të rejave të pranishëm se “prej sot, LRI është akoma më e fortë, sepse sot kalon në një stad të ri, sot ka trashëgimi të fuqishme politike, intelektuale, organizative. Njëherësh nga sot, me një ekip të ri drejtues që do e vendosni vetë, LRI bëhet gati për sfida edhe më të mëdha sepse ju keni zgjedhur mënyrën më të përkryer, jo thjesht një slogan, por kredo për të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët, sepse Shqipëria është në drejtimin e duhur, por ende jo me ritmin e duhur, ndaj dhe duhet të ecim më shpejt”.
Meta vuri theksin në përshpejtimin e proceseve integruese, duke kërkuar nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë në vend, të shtojnë ritmin e realizimit të reformave integruese.
"Duhet të ecim më shpejt, duhet të ecim me ritmin e atyre që lindën pas dhjetorit të paharruar të vitit 1990, duhet të ecim me ritmin e 18 dhe 20 vjeçarëve të sotëm. Kjo është sfida e LRI-së, LSI-së dhe e gjithë shqiptarëve, të ecim me ritmin e atyre që lindën pas ‘90 kur u ndanë njëherë e mirë nga diktatura”, tha Meta.
Në fjalën e tij, Meta u ndal tek liberalizimi i vizave, duke vënë në dukje respektimin e detyrimeve nga shqiptarët.
"Rreth 1 milionë shqiptarë, kryesisht të rinj dhe të reja, gëzuan mundësinë për të udhëtuar pa viza dhe rezultati është spektakolar, shqiptarët si askush tjetër respektuan detyrimet e BE. Kjo tregon se qytetarët shqiptarë dinë jo vetëm të kërkojnë të drejta, por të përmbushin edhe detyrimet”, tha Meta, duke kujtuar edhe paragjykimet dhe paralajmërimet që u ngritën në mënyrë të padrejtë 3 vite më parë.
Duke i bërë apel klasës politike të marrë përgjgjësitë e veta dhe të mos pengojë marrjen e statusit të vendit kandidat, Meta u ndal edhe tek vizita e Komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, në Tiranë, mesazhi i të cilit ishte shumë i qartë dhe inkurajues.
"Ky vit është një moment Iishkëlqyer për shqiptarët. Të gjithë shqiptarët duhet të bëjnë një përpjekje të madhe, forcat politike, pozitë dhe opozitë, për të kurorëzuar një proces që duhej të realizohej më parë, marrjen e statusit të vendit kandidat", nënvizoi kreu i LSI-së.
Meta u ndal dhe tek miratimi në Kuvend i Gjykatës Administrative, që duhej të miratohej 3 vite më parë, duke theksuar se "nga kjo të nxjerrim një mësim: nuk kemi kohë për të humbur".
(d.b/BalkanWeb)