Fyle: Mbështetje për reformat dhe statusin kandidat

Stefan Fyle, vizitë zyrtare në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule zhvillon sot një vizitë disa orëshe në Tiranë. Krahas takimeve me krerët më të lartë të shtetit si kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe presidenti Topi, Fyle do t’i drejtohet më një fjalim Kuvendit të Shqipërisë. Vizita e Stefan Fyle vjen në një moment deçiziv për punën e Kuvendit në miratimin e reformave të Brukselit (12 rekomandimet, reformën zgjedhore dhe rregulloren e parlamentit) dhe zgjedhjen e presidentit të republikës. Pritet që në fjalimin e tij, Fyle të shprehë vlerësimin e BE për arritjet në reforma, pas miratimit të një sërë ligjesh me 3/5 me konsensus të gjerë mazhorancë-opozitë. Reforma zgjedhore është drejt përfundimit dhe mesazhi i komisionerit evropian pritet të shërbejë si katalizator për kompletimin e saj. Zgjedhja e Presidentit është çështja e radhës në realizimin e detyrave të klasës politike dhe për ndërkombëtarët mesazhi ka qenë i qartë që në krye të herës, për një proces të bazuar në Kushtetutë. Edhe dy ditë më parë në një intervistë nga Brukseli, Fule tha se pret rezultate konkrete nga politika shqiptare, teksa theksoi se ka progres domethënës. Komisioneri i Zgjerimit tha se Shqipëria mbeti pas vitin e shkuar në rrugën e integrimit, për shkak të ngërçit politik. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Stefan Fyle shoqërohet në këtë vizitë nga drejtori për Zgjerimin në KE, Stefano Sannino. Fule do të takojë kryeministrin Sali Berisha dhe pas tij dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Një takim është parashikuar edhe me kreun e opozitës, Edi Rama. Komisioneri do të marrë pjesë në punimet e seancës parlamentare ku do të lëshojë mesazhet politike për reformat dhe statusin kandidat. Fule do të takohet më pas me zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht ministër i jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa pas mesditës kryeministri ka shtruar një drekë për ndër të komisionarit. Gjatë pasdites Stefan Fule do takojë dhe Presidentin Topi
...