Zhveshja nga akuzat, Thaçi përgëzon Limajn: Uroj të kthehet sa më shpejt në politikë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në lidhje me rrëzimin e akuzave ndaj Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, ka thënë se gjithmonë ka besuar në pafajësinë e komandantëve të UÇK-së. Ai ka shtuar se gjithmonë i ka dhënë mbështetje të plotë drejtësisë sepse ka besuar dhe ka qenë plotësisht i bindur në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve, prandaj Qeveria institucionet dhe qytetarët e mirëpresim ngadhënjimin e drejtësisë mbi paragjykimet dhe pretendimet e tjera të pajustifikueshme.
Në të njëjtën kohë, Thaçi ka shprehur besimin e plotë në lirimin e shpejtë ed he të Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij. Gjithashtu, ai ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve në Ferizaj, duke falënderuar qytetarët e Ferizajt për kulturën e treguar në këto zgjedhje. Shefi i ekzekutivit të vendit ka mirëpritur marrëveshjen e arritur për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Ai ka theksuar se qeveria ka mirëpritur rolin lehtësues të OSBE-së që është në përputhshmëri me standardet dhe modelet evropiane, dokumentin e Ahtisarit dhe kushtetutën që do të interpretohet. Po ashtu, ai ka përshëndetur edhe opinionin e Freedom House për mediat e lira në botë. Sipas tij, ky është hap inkurajues për progresin që ka arritur Republika e Kosovës.