E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Politika konfliktuale na ka dëmtuar

Meta në Konventën e LRI-së

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrimit, Ilir Meta duke folur në Konventën Kombëtare Zgjedhore të LRI-së se politika jo vetëm duhet të eci me ritmin e 20-vjeçarëve por dhe duhet të eci me mundësin e tyre. Por, nënvizoi Meta në fjalën e tij ata po vuajnë pasojat e politikës konfliktuale.

20-vjeçarët e sotëm, janë më të interesuar se çdo gjë tjetër që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të barabarta në Bashkimin Europian. Për shkak të një politike konfliktuale me tepri dhe të padrejtë, Shqipëria dhe shqiptarët dhe në veçanti gjeneratat më të reja kanë vuajtur jo pak, u shpreh kreu i  LSI-së.

Imazhi i vendit është dëmtuar në mënyrë të padrejtë. Ne e kemi vënë re se ekziston sot një diferencë e rëndësishme midis përgjegjshmërisë së elitës politike dhe kërkesave të shoqërisë shqiptare për standarde më të larta, ka shtuar Meta.

Lideri i LSI-së u shpreh më tej se nuk ka kohë për të humbur dhe kërkoi që klasa politike të punojnë në mënyrë konstruktive për realizimin e objektivit të integrimit të vendit në BE.

Nuk ka asnjë komb tjetër në Ballkan që ka fituar më shumë se shqiptarët nga era e integrimeve evropiane dhe nga rënia e murit të Berlinit. Ndaj edhe integrimi evropian i Shqipërisë por edhe i vendeve të tjera të këtij rajoni është një qëllim kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, ka thënë Meta. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›