E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi i votave, PD dhe PS pranojnë kërkesën e LSI

Qendër e numërimit të votave / foto arkiv

PD dhe PS po shkojnë drejtë pranimit të kërkesës së LSI-së për të pasur përfaqësues gjatë numërimit të fletëve të votimit. Sipas draftit fillestar, parashikohej që numërimi të kontrollohej vetëm nga dy partitë e mëdha politike. Ekspertët kishin caktuar që numërimi i votave do të bëhet përmes Sistemi Elektronik i Numërimit të votave, vetëm personeli teknik i SEN është përgjegjës për administrimin e SEN.

KZAZ cakton dy Përfaqësues të Subjekteve zgjedhore për mbikëqyrjen e procesit për çdo pajisje numërimi, të zgjedhur mes  anëtarëve të Grupeve të Numërimit të ngritura sipas nenit 95/1 të Kodit. Personat duhet të kryejnë trinimin përkatës. Përfaqësuesit propozohen një nga partia më e madhe e shumicës dhe një nga partia më e madhe e pakicës parlamentare. Përfaqësuesit e Subjektit nuk kryejnë numërim apo vlerësim votash  por vetëm mbikëqyrin nga afër procesin e numërimit elektronik, nënshkruajnë tabelat e rezultateve të QV-së.

Një ditë më parë, Tavo kërkoi që LSI, të ketë përfaqësuesin e saj në procesin e numërimit të votave.  Në fakt e kontestova unë dhe është lënë që të merren përsëri ekspertët me këtë çështje dhe të na sjellin një draft të ri për ta diskutuar ditën e premte paradite. Sot u mblodhëm dhe u vendos që të mos merret asnjë vendim, u shpreh Vangjel Tavo. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›