Bie papunësia në Turqi

Numri i të papunëve në Turqi është reduktuar me 431 mijë duke rënë në gjithsej 2 milionë e 615 mijë persona. Në vitin 2011 norma e papunësisë në Turqi shënoi një rënie 2.1 pikë në krahasim me vitin 2010 dhe ra në nivelin e 9.8 për qind.
Numri i të papunëve në vitin 2011 u ul me 431 mijë persona në krahasim me vitin 2010 dhe ra në 2 milionë e 615 mijë të papunë gjithsej në shkallë vendi.
Norma e papunësisë ra në 11.9 për qind në zonat urbane, dhe 5.8 për qind në zonat rurale.
Numri i personave të punësuar në mbarë në Turqinë në vitin 2011 krahasuar me vitin e mëparshëm shënoi një rritje 1.1 për qind dhe u realizua në nivelin 49.9 për qind.