E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, 5 mijë persona në protestë kundër vrasjes së dy shqiptarëve

Rreth 5 mijë shqiptarë kanë protestuar sot në Gostivar kundër vrasjes së dy të rinjëve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas.

Duke bartur flamuj kombëtarë shqiptarë dhe parulla ku shkruante “shqiptarët duan drejtësi”, protestuesit kanë marshuar në qendër të qytetit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrisë së brendshme të Maqedonisë. Ata kanë kërkuar që kryesi i veprës të dënohet.

Protesta u bë dy ditë pas vrasjes së Besnik Shehapit (26 vjeç) dhe Imran Mehmeti (30 vjeç) nga një polic maqedonas.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u ka bërë thirrje partive që këtë rast të mos e shfyrtëzojnë për nevoja politike dhe ka kërkuar “uljen e tensioneve”.
Polici maqedonas është në paraburgim 30 ditor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›