E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PD për deklaratat e kreut të PS në Peshkopi lidhur me gjendjen e rrugëve

TIRANE- Menjëherë pas deklaratave të kryetrit të PS Edi Rama në qytetin e Peshkopisë lidhur me gjendjen e rrugëve në Shqipëri, ka reaguar Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Gerti Bogdani. Në një deklaratë për median depuetti i PD citon: “Sot, Z. Rama ka arritur një nivel të paprecedentë në serinë e llangosjes dhe sajesave që prodhon nga salloni mavi. Në botën e z.Rama, infrastruktura ka degraduar!”

Sipas Bogdanit qytetarët janë të ndërgjegjshëm se rrugët janë në gjendje më të mirë se kurrë dhe se 1300 shkolla të reja dhe të rikonstruktuara 400 spitale dhe qendra ambulatore të reja dhe rikonstruktuara, dhe infrastruktura sot është më mirë se asnjëherë më parë.

Gerti bogdani thotë se Rama gënjeu kur tha se “për të ardhur këtu m’u desh një kohë e gjatë”. Sipas tij koha e udhëtimit nga Tirana në Peshkopi jo vetëm është shkurtuar një orë, por tashmë ka përfunduar edhe gjysma e Rrugës së Arbrit e cila do ta bëjë distancën Tiranë – Peshkopi vetëm një orë udhëtim.

“Gjithsej, ne kemi asfaltuar 10.000 km rrugë që e kanë shkurtuar kohën e udhëtimit nga Tirana në pjesët e tjera të Shqipërisë, nga 1.5 deri në 3 herë. Z. Rama pretendon se kjo nuk është e mundur, dhe ai mund të jetë një matuf dy metrosh, por kjo s’do të thotë se venat e tij nuk mjaftojnë për të bërë xhiron e botës. Zotit Rama mund t’i jetë dashur një kohë kaq e gjatë për të shkuar në Peshkopi, sepse ka ndaluar rrugës për të bërë ciu-ciu”, shkruan Bogdani në deklaratën shpërndarë mediave.

Bogdani në përfundim të deklaratës së tij ka ashpërsuar më tej gjuhën dhe ka lëshuar një lum akuzash për kryetarin e PS. “Z.Rama sot theu edhe rekordin e tij personal duke bërë shpikjen më të madhe të njerëzimit. Ai shpiku makinën e kohës dhe udhëtoi poshtë e lartë e lartë e poshë nga viti 1432 e deri më sot, kur foli për regjistrimin e pronave. Në fakt, e vetmja gjë ende e paregjistruar sot në Shqipëri është fantasia e tij e sallonit mavi”.

“Z. Rama është një mace e zezë për biznesin, investimet e huaja dhe zhvillimin e vendit”, përfundon deklarata.
(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›