E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Reformë administratës. Jahjaga: Synim BE

PRISHTINE- Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ka deklaruar se studimi i fizibilitetit shenon nje marredhenie te re te BE me Kosoven. Ai nuk ka deklaruar nje date apo moment te caktuar per procesin e liberalizimit te vizave, ka theksuar se Keshilli i sapothemeluar nuk do te zevenedsoje institucionet e Kosoves dhe ka shtuar se do te kete axhende afatgjate sa i takon debatit per Veriun e Kosoves.

Fyle ka kërkuar reformimin e administratës publike  që marrëdhëniet tregtare të Kosovës me BE-në të jenë në përputhje me rekomandimet e majti të vitit 2012.

Për këtë çështje ai ka thënë se në qershor të këtij viti do të dërgohet një mision në Kosovë për të parë të arriturat. Fule ka kërkuar punë më të madhe edhe për reformën zgjedhore.
Ndërkohë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se Kosova dhe populli i saj i përkasin civilizimit evropian. Jahjaga ka themeluar Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, dhe theksoi se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO është synimi dhe vullneti i të gjitha forcave politike.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo rrugë nuk është shpërblim po një mekanizëm i plotësimit të kushteve dhe standardeve të cilat ne si institucione i kemi marrë përsipër ti përmbushim, ka theksuar Jahjaga.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›