Abazi: Denonconi mjeket qe ju cojne te privati Luljeta Ndoka
Delegimi i pacienteve nga spitalet shteterore, drejt klinikave private, eshte kthyer tashme ne nje dukuri mjaft te perhapur. Nje numer i madh pacientesh jane ankuar, se mjeket i kane cuar drejt spitaleve apo klinikave private, cka eshte shoqeruar me nje kosto te larte. Eshte pikerisht ky shkaku, pse kreu i Urdhrit te Mjekut, Dine Abazi, u ka kerkuar pacienteve qe te mos heshtin ndaj kesaj dukurie, por te denoncojne. Ai ka konfirmuar zyrtarisht kundravajtjet e nje numri te madh mjekesh, ne institucionet publike, duke i sorollatur te semuret dhe duke i trafikuar ne sherbime te ndryshme dhe klinika private. "Te semuret qe paraqiten ne klinikat dhe institucionet publike, duhet te mbyllin te gjithe ciklin e problemeve te tyre brenda institucioneve, pa qene e nevojshme te trafikohen ne klinika e sherbime te tjera", - beri thirrje, presidenti i Urdhrit te Mjekut. Ai sugjeroi, se Ministria e Shendetesise duhet ta nise me masa ndeshkuese administrative, per te shkuar deri ne masen ekstreme te shkarkimit nga detyra, ndaj drejtuesve te institucioneve publike, te cilet qendrojne sehirxhi dhe indiferente ndaj ketyre fenomeneve. "Urdhri i Mjekeve eshte i gatshem dhe do te marre masa ndeshkimore, ndaj rasteve te raportuara dhe te denoncuara per keto probleme, deri ne heqjen e licences", - shprehu vendosmerine, Abazi. Njekohesisht, ai nuk ka lene pa permendur edhe fenomenin e komunikimit jo te mire mjek-pacient. "Jam dakord dhe e mbeshtes Ministrin e Shendetesise ne deklaratat e tij te fundit, ne lidhje me thyerjen e etikes profesionale. Jemi te interesuar per ndjekjen e ketij problemi dhe eliminimin e tij, pasi komunikimi i dobet mes mjekeve dhe pacienteve, eshte nje shqetesim qe haset perdite", - tha Abazi. Por, kreu i Urdhrit te Mjekeve, shtroi edhe nje shqetesim tjeter, kur ne kete rast, "viktimat" jane mjeket. Behet fjale per rastet e perseritura te dhunes ndaj tyre. Abazi solli ne vemendjen e te gjitheve, rastin e nje mjeku te dhunuar para pak ditesh ne spitalin e Kukesit, i cili nuk eshte rast i izoluar. Sipas tij, raste te tilla kane ndodhur ne Vlore, Berat dhe te perseritura ne Tirane e gjetke, ne pergjigje te te cilave, Urdhri i Mjekeve dhe mjeket kane protestuar deri ne greve, ne kerkim te mbrojtjes se bluzave te bardha dhe te rivendosjes se dinjitetit te mjekut dhe te profesionit mjekesor. "Megjithate, me keqardhje konstatojme se, deri tani nuk kemi pare ose degjuar te jete denuar njeri per krimin e ushtruar ndaj mjekeve, apo ndonje mase tjeter ne mbrojtje te tyre", - tha ai. Nisur nga rasti i fundit, dhe ne vijim te deklarimeve te tjera te perseritura ne emer te Keshillit Kombetar te Urdhrit te Mjekeve, Abazi shprehu indinjaten me te thelle, duke kerkuar nga strukturat perkatese te shtetit, ndeshkimin e dhunuesve te mjekut dhe mjekeve, dhe marrjen e masave ne rivendosjen e dinjitetit te mjekeve dhe profesionisteve te tjere te shendetit.