E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: Zbardhja e plotë e 21 janarit pa ndërhyrje politike, kusht për integrimin

Share

Në fjalimin e mbajtur përpara ligjvënësve shqiptare, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përsëriti sërish se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Por ai tha se kjo varet nga reformat që do bëjnë shqiptarët. Ndër kriteret kyç për të arritur integrimin evropian, Fyle ka renditur edhe zbardhjen e plotë të 21 janarit, pa ndërhyrje politike. Fyle kërkoi të luftohet korrupsioni dhe ripërsëriti kërkesën për heqjen e imunitetit. Komisioneri i BE tha se zgjedhjet e lira janë përparësi në rrugën drejt integrimit në BE. Më poshtë 4 pikat kyçe, që do mundësonin hapjen e rrugës për integrimin në BE, sipas Fyles.

1. Reforma Zgjedhore

Zhvillimi i duhur i zgjedhjeve mbetet përparësi për aspiratën e saj në BE. Të përfundohet puna e mirë që është bërë. Tregoni rezultate për Kodin duke u përqendruar në propozimet e OSBE/ODIHR dhe kjo duhet të vihet në jetë përpara zgjedhjeve 2013.

2. Roli i Parlamentit

Puna e parlamentit e bazuar në dialogun konstruktiv është themeli i demokracisë funksionale. Jam dëshmitar që parlamenti është bërë vendi ku kontribuohet në hartimin e ligjeve. Shpresoj të ruani këtë atmosferë për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale, përfshirë zgjedhjen e një kandidati që të përfaqësojë unitetin e shqiptarëve. Është tregues i funksionimit të demokracisë në vend.

3. Sundimi i ligjit

Gjyqësor i pavarur është i rëndësishëm. Duhen rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Themelore të hidhet dritë plotësisht për 21 janarin përmes një procesi gjyqësor të lirë nga ndërhyrjet politike. Korrupsioni është element me rëndësi është kufizimi apo heqja e imuniteteve për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët. Ju i jeni afruar një konsensusi politik dhe ju nxis të shpejtoni më shumë. Imuniteti duhet bashkëpunimi prokurori e përgjithshme polici, ku askush nuk është mbi ligjin.

4. Të drejtat e njeriut

Është vlerë themelore e BE. Si për personat me aftësi të kufizuar, romët, personat LGTB. Hyrja në BE nuk do të jetë një punë e lehtë. Së pari, vendeve u duhet të sigurojnë respektimin për demokracinë, si edhe një administratë publike që funksionon mirë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë angazhimin tonë me Shqipërinë. Zgjerimi është proces i përbashkët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›