Gjykata Administative, debate mes Xhafës e Halimit në Kuvend

Megjithëse ligji për ngritjen e Gjykatës Administrative ka kaluar me konsensus të plotë në parlament duke marrë 122 vota pro asnjë kundër dhe një abstenim, nuk kanë munguar akzuat e ndërsjellta mes palëve për procesin në të cili kaloi miratimi i tij. Opozita përmes deputetit Fatmir Xhafaj tha se ligji ëhstë përmirësuar në masën 80 përiqnd të tij , çka sipas tij i dha të drejtë opozitës në qëndrimine saj për të mos miratuar një ligj të tillë që në kohën kur u soll në seancë në vitin 2009. Por sipas tij megjithëse është realizuar një ligj i mirë qeveria nuk ka marrë asnjë masë për ngritjen e strukturave të kësaj gjykate.
Por në reagimin e tij ministri i drejtësisë Eduart Halimi tha se ligji kishte kohë të mjaftueshme për tre vjet për tu shqyrtuar dhe miratuar në komisioni, por sipas tij opozita i qëndroi urdhërave politike të kryesocialistit për të mos bashkëpunuar. Kjo situatë sipas tij bënë që vendi të humbte miliona dollarë në fondet e USAID-it për këtë çështje.
Po ashtu gjatë seancës plenare ka bërë betimin deputeti më i ri i parlamentit Edison Konomi, i cili u ul në karrigen e parlamentarëve pas largimit të deputetes socialiste të qarkut të Durrësit Rudina Seseri.