E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle takon Ramën, përgëzon opozitën për rolin konstruktiv: Presim mesazhe pozitive

Share

Takimin e parë në Tiranë, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, e zhvilloi me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kryetari i PS renditi një sërë çështjesh që mbeten për tu adresuar si zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, reforma në gjyqësor dhe miratimi i ligjit për median, thuhet në një njoftim të PS.

Komisioneri Fyle përgëzoi Kryetarin e Partisë Socialiste për rolin konstruktiv që ka luajtur opozita për ecurinë e procesit të reformave, shprehje e së cilës ishte dhe shembulli pozitiv i mënyrës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, shembull jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për rajonin. Kryetari i PS informoi, gjithashtu, për qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Komisioneri Fyle e vlerësoi këtë proces si një moment të rëndësishëm politik për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Komisioneri Fyle deklaroi se dera e Bashkimit Evropian mbetet e hapur dhe nga Shqipëria priten mesazhe pozitive, thekson njoftimi i PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›