E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Gjykata Administrative do fuqizojë drejtësinë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka përshëndetur sot miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative në parlamentin e Shqipërisë.
 

Sipas tij ligji pritet të fuqizojë sistemin e drejtësisë në vend dhe të përmirësojë aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në drejtësi, si dhe të mundësojë veprime procedurale dhe gjykime më të shpejta.
 

Gjithashtu ambasadori vlerëson se projektligji u përmirësua ndjeshëm në krahasim me vitin 2010, kur u paraqit për herë të parë në komisionin parlamentar të ligjeve. Përmirësimet ishin, në një shkallë të madhe, rezultat i konsultimeve publike me aktorët e interesuar.
 

“ Kjo, së bashku me një atmosferë pune konstruktike në komision, është një faktor nxitës për reforma të mëtejshme dhe për veprimtarinë e Kuvendit”, ka dekalruar Wollfarth.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›