Fyle i dorëzon Kosovës studimin e fizibilitetit për MSA-në
PRISHTINË- Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, shpalli zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit në takimin inaugurues të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian të Kosovës, që do të sigurojë një hulumtim gjithëpërfshirës për integrimin e mëtejshëm të Kosovës në kornizën e politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Studimi i fizibilitetit do ta shohë Kosovën nga një këndvështrim i ndryshëm. Studiimi i tij do të bëjë një përfshirje të arritjeve të Kosovës dhe do të vlerësojë se cfarë duhet të bëjë Kosova”,- u shpreh Fyle.
Komisioneri Fyle gjatë fjalës së tij përmendi disa cështje të rëndësishme të studimit të fizibilitetit që Kosova duhet të përbushë duke e vënë theksin tek përparimi i reformave në administratën publike dhe respektimin e pakicave.
"Së pari në lidhje me tregëtinë e rëndësishme që Kosova të veprojë me rekomandimet e komisionit të majit 2011. Me rëndësi të përgatisni terrenin. Së dyti përparimi në reformat e administratës publike kryesore. Së treti qëllimi i këshillit të integrimit është të nxisë një konsensus të gjërë për axhendën europiane të Kosovës. Së katërti dua të fillojë një dialog i strukturuar me ministrin Kuci dhe Rexhepi në fund të muajit maj. Së pesti pakicat, duhet ti ofroni komunitet serb të drejtat kryesore”,- deklaroi Fyle duke shprehur besimin e tij që Kosova të arrijë sukses.
Jahjaga: Serbia të pranojë realitetin e ri, Kosovën
Presidentja e Kosovës gjatë fjalës së saj u shpreh se Serbia duhet të pranojë realtetin e ti të Kosovës.
Jahjaga e cilësoi një hap para për integrimin e Kosovës, dorëzimin e studimit të fizibilitetit për MSA-në.Ajo u shpreh se të gjitha institucionet e Kosovës do përmbushin me përpikmëri normat dhe standardet integruese.
“Ky studim është një hap para për Kosovën në rrugën e saj të integrimit. Të gjitha institucionet janë të përkushtuara për përmbushjen e normave dhe standardeve të integrimit”,- theksoi Jahjaga.
Thaci, rruga e Kosovës e sigurt drejt BE
Kryeministri Hashim Thaci e ka cilësuar studimin e fizibilitetit si hapin e parë të nisjes së negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ndërsa u shpreh se kjo marrëveshje i lë të hapur Kosovës rrugën drejt BE.
Ai tha se shteti i Kosovës, shfaqet kështu i barabartë me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ka si qëllim integrimin sa më të shpejtë në BE.
“Procesi i integrimit përtej politikave partiake. Vizioni i Kosovës është vizioni i shtetit të bazuar në dije e mirëqenie për të gjithë qytetarët e drejtuar në BE dhe NATO. Ky lajm është rikonfirmim i rrugës së sigurte drejt BE. Kjo arritja më me madhe e Kosovës në rrugën e integrimit. Kjo e bën Kosovën të barabartë me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, para saj ka sfida dhe forcimi i administratës publike mbetet një sfidë, si dhe vazhdimi i reformës gjyqësore për një luftë më efikase ndaj krimit të organizuar”, tha Thaci.
vijon