Shqiptarët në Greqi, përmes objektivit të Roland Tashos
TIRANE - Protagonistët e sukseseve shqiptare në Greqi, vend që ka pritur mijëra e mijëra bashkatdhetarët tanë, mund t’i njohim përmes ekspozitës fotografike të fotoreporterit të njohur Roland Tasho, që u çel të hënën në mjediset e muzeut historik kombëtar në Tiranë.
Mbështetur nga ambasada greke në Tiranë, Ministria shqiptare e Kulturës e ndihmuar nga konsulli shqiptar në Selanik, fotoreporteri Tasho realizoi këtë projekt, me qëllimin e njohjes së përfaqësuesve dhe vlerave të komunitetit shqiptar në Greqi.
Fotografi takoi dhe fiksoi në aparatin e tij rreth 100 shqiptarë, pedagogë në universitete, mësues, artistë, gazetarë, ekonomistë, sportistë, biznesmenë, studentë të shkëlqyer, punëtorë të profesioneve të ndryshme etj, që jetojnë e punojnë në qytetet më të mëdha të Greqisë, Athinë e Selanik.
Realizuesi i këtij projekti shpreson që personazhet e përzgjedhur prej tij, të përfaqësojnë denjësisht gjithë shqiptarët, të cilët me punë të ndershme, me shumë sakrifica e vështirësi kanë ndërtuar jetën e tyre në Greqi, që kontribuojnë me cilësi në fusha të ndryshme krahas bashkëqytetarëve të tyre grekë, por njëherësh përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre, Shqipërinë.
Kjo ekspozitë çelet pas atyre të realizuara në Itali, Zvicër, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjithashtu Tasho fotografoi qindra shqiptarë, që me punën dhe talentet e tyre, ndihmojnë edhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë.
Në çeljen e ekspozitës morrën pjesë ministri i kulturës Aldo Bumçi, ambasadori grek në Tiranë, ai amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadori i delegacionit evropian Etore Sequi dhe përfaqësues të tjerë. Në ditën e saj të parë ekspozita u ndoq nga dhjetëra e dhjetëra qytetarë të Tiranës dhe shumë gazetarë.
Ekspozita që do të qëndrojë e hapur për një javë në Tiranë, do të celet edhe në Greqi dhe do t’i shërbejë më mirë njohjes së këtyre shqiptarëve, jo vetëm nga komuniteti grek ku ata jetojnë, por nga komuniteti shqiptar, prej të cilit janë larguar shumë vite më parë.
(News24/Balkanweb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga ekspozita VIDEO: Shqiptarët e suksesshëm në Greqi, në fokusin e ekspozitës së Roland Tashos