Fyle: “No Comment” për letrën e Gruevskit
SHKUP - Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ka pranuar letrën e kryeministrit Gruevski, por nuk ka parapëlqyer ta komentojë atë.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Petar Stano, ka konfirmuar pranimin e letrës nga kryeministri Gruevski, në të cilën ky i fundit ka sqaruar se, konkludimet e Komisionit ad-hok për hetim të ngjarjeve të 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë janë miratuar me qëllim që të mos ndaloj procesi eurointegrues i vendit.
Edhe pse Gruevski nga Fyle kërkoi që në progres raportin e Komisionit sërish të përkrahet rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Union, si dhe kërkesën personalisht nga Komisari që negociatat të fillojnë, nga zyra e Fyles nuk dëshirojnë të komentojnë se çfarë do të marrë ai në këtë drejtim.
“Në parim ne nuk komentojmë për shkresat që komisari ka me partnerët e tij, as nuk komentojmë letrat që ai ka marrë”,- deklaroi Stano.
(er.nu/ina/BalkanWeb)