E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrohen 38 parti në KQZ, asnjë nga veriu i Kosovës

PRISHTINE - Në Zyrën për regjistrimin e partive politike në KQZ, deri tani kanë aplikuar 38 subjekte politike.

Përfaqësues të kësaj zyre bëjnë të ditur se afati i fundit për aplikim është deri të mërkurën në mesnatë.

Në mesin e aplikimeve mësohet se ka edhe nga komuniteti serb, kryesisht nga komunat Kllokot, Graçanicë e Novobërd, por jo edhe nga pjesa veriore e Kosovës.

Kjo u bë e ditur në një mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, transmeton KTV.

Subjektet politike në shumë komuna ende nuk kanë vendosur për kandidatët me të cilët do të garojnë. Por, kjo nuk i pengon ato që të aplikojnë për certifikim, deri në afatin e fundit ligjor.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›