E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria italiane bie dakord për reforma radikale

Pak orë para samitit të BE-së koalicioni qeveritar italian, i drejtuar nga kryeministri Silvio Berlusconi, megjithatë ka rënë dakord për propozime të përbashkëta për reformat ekonomike në vend.

Është arritur një marrëveshje kalimtare, sqaroi shefi i partnerit të vogël qeveritar Liga e Veriut, Umberto Bossi. Por nuk ka kaluar ende rreziku i shpërbërjes së qeverisë.

Planet për rritjen e moshës së pensionit deri në 67 vjeç u kundërshtuan me këmbëngulje deri në çastet e fundit nga partia e Ligës së Veriut.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Italia që të prezantojë reformat radikale konkrete.

Me borxhe që arrijnë 120 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, Italia vazhdon të jetë faktor rreziku në zonën e Euros. Borxhet e përgjithshme arrijnë në 1,9 miliardë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›