Protesta kundër Putinit në Moskë

Policia në Rusi ka arrestuar më shumë se 20 persona, që po merrnin pjesë në një tubim anti-qeveritar në Moskë.
Demonstruesit ishin mbledhur për të protestuar refuzimin e autoriteteve, për të regjistruar disa parti opozitare, përpara zgjedhjeve parlamentare ruse, që do të mbahen më 4 dhjetor.
Policia ndërhyri kur demonstruesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj kryeministrit, Vladimir Putin, duke brohoritur fjalët "Rusia pa Putinin."
Ata mbanin një flamur, në të cilin thuhej se zgjedhjet pa një opozitë ishin "krim", e ata gjithashtu edhe shpërndanë pamflete.