Obama: Gaddafi nuk shfrytëzoi rastin

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se ish-udhëheqësi i Libisë, Muammar Gaddafi, e ka humbur mundësinë për të vendosur demokracinë vendit të tij dhe e përshkroi vdekjen e tij si porosi për diktatorët në mbarë botën.
Obama ka thënë për NBC-në se Gaddafi “ka terrorizuar vendin e tij dhe ka mbështetur terrorin” për 40 vite.
Këto komente të presidentit amerikan vijnë pas varrosjes së Gaddafit në një vend të fshehtë, pesë ditë pas vrasjes së tij.