Një grup islamist kërcënon Kazakistanin

Grupi monitorues i inteligjencës, SITE, ka thënë se një grup që e quan veten Jund al-Khilafah, ka lëshuar një video me titra në gjuhën arabe, me datën 21 tetor.
Në këtë video shihen katër luftëtarë të maskuar dhe të pajisur me armë, të cilët qëndrojnë prapa një luftëtari, i cili e lexon një fjalim ku kërkohet nga qeveria e Kazakistanit ta shfuqizojë ligjin.
Presidneti, Nursultan Nazarbaev, i cili e nënshkroi ligjin gjatë muajit, ka thënë se ai do të forcojë tolerancën fetare.
Por, ligji është kritikuar nga myftiu i Kazakistanit, Absatar Derbisali, i cili tha se ky ligj mund të nxiste zemërim dhe ekstremizëm të myslimanëve të devotshëm.
Grupi për të drejtat e njeriut në Perëndim dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, kanë ngritur shqetësime se ky ligj mund të kufizojë lirinë fetare.