Fytyra tjetër e Mesdheut
Në veri të Europës mësyn kriza, kurse në vendet jugore japin prova të një dinamizmi ekonomik, shkruan gazeta spanjolle “El Pais”
Siç jemi zhytur në një debat të brendshëm steril, po ashtu mbetet rreziku të mos shohim se çfarë po ndodh vetëm pak milje det larg shtëpisë sonë. Në këto kohë krize, dinamizmi ekonomik nuk po dështon, të paktën jo për fqinjët tanë. Në 2009, kur Spanja ishte në fundosje e sipër, Maroku pati një rritje ekonomike prej 5 për qind, duke e mbajtur deficitin e buxhetit në vetëm 2 përqind dhe inflacioni në 1 përqind. Rezultate të tilla kanë qenë të mundura sepse kanë pasur një vit të mirë bujqësor; padyshim, por jo vetëm: investimet publike janë rritur, por edhe shtresa e re e mesme ka qenë në gjendje të tërheqë sa më shumë konsumin.
Ekonomia e mbyllur e këtij vendit, ka bërë të mundur mbajtjen imun ndaj virusit financiar të Wall Street. Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Marokut, Salaheddine Mezouar, përmblodhi me një batutë risinë e vendit të tij: “Kriza nuk ka kaluar këtej!”. Maroku nuk është i vetmi vend që ia ka dalë mbanë t’i bëjë ballë krizës.
Sipas ekonomistit Fahallah Sijilmassi të gjitha vendet e brigjeve jugore të Mesdheut, “reaguan mirë ndaj krizës ndërkombëtare”, duke pasur një rritje të PBB-së të krahasueshme me atë të Marokut dhe kanë regjistruar një rritje të konsiderueshme të konsumit. Ne po përballemi me një “ndryshim” të rendit tradicional sipas të cilës Veriu rritet në mënyrë të qëndrueshme ndërsa Jugu mbetet e varfër.
Trendi i kundërt/Deri më tani vendet e Jugut kanë vuajtur pasojat e pasjes së një ekonomie në stanjacion, dhe të një popullsie me rritje konstante: pra, të njëjtën tortë për të ndarë me sa më shumë njerëz. Raporti mes të ardhurat për kokë të një banori në Marok dhe Spanjë, për shembull, ishte 1-4 në vitin 1970 dhe ka pasur një rritje deri në rekordin 1 deri 14 në 2009 (ose1-7 në funksion të të ardhurave për frymë të ri-formuluar nga fuqia blerëse e barabartë). Gjatë viteve 90, Europa ka përjetuar një periudhë zhvillimi të madh ekonomik, për shkak të rënies demografike dhe rritjes rezultante në GDP për frymë. Rezultati: hendeku midis Veriut dhe Jugut vijoi të të zgjerohet, duke nxitur kështu emigrimin masiv.
Kurse sot, më në fund, asimetria ekonomike midis dy brigjeve të Mesdheut është në përfundim e sipër. Papritur po kuptojmë se vendet në zhvillim nuk janë vetëm Brazili, Kina dhe India. Edhe fqinjët tanë të Mesdheut të shtypur dhe të harruar, sidomos dy ekstremet gjeografike Maroku dhe Turqia, janë në rritje të lartë ekonomike, megjithëse në shkallë përcaktimi të zvogëluar. Në vend se vijonin të ishin një burim i përjetshëm problemesh, tani vendet e Mesdheut jugor kanë filluar shpejt ri-ngritjen ekonomike, duke u bërë kështu një biznes tërheqëse dhe fitimprurës, dhe duke ofruar mundësi të
pashembullt për investime.
Dy hapa drejt integrimit/Dy ngjarje të fundit, ndonëse pak të përfolura dhe të mbuluara nga mediet, kanë ndihmuar për të krijuar themelet e një platformë politike të përshtatshme për një skenar të ri ekonomik. Hapi i parë ishte samiti midis Marokut dhe BE-së, i cili u mbajt në Granada të Sapnjës më 6 dhe 7 mars. Pas një thirrje për demokratizimin të Marokut, pjesëmarrësit në samit u përqendruan në perspektivat e integrimit të mbretërisë Alawite në sistemin ekonomik europian, ngase Europa e konsideron politikën e fqinjësisë nën moto “ndajmë çdo gjë, përveç institucionet të përbashkëta”. Ndërsa objektivi afatshkurtër i udhëheqësve të BE-së është gjetja e një konvergjence të ligjit maroken me ligjin e Komunitetit të BE. Qëllimi final është pasja e një tregtie të lirë. Brukseli ka premtuar në këmbim për të promovuar zhvillimin e Marokut, për shembull, duke kontribuar në modernizimin e infrastrukturës dhe rrjetit të transportit në vend.
Ngjarja e dytë më e rëndësishme është inaugurimit më 4 mars i selisë së Bashkimit për Mesdheun (UPM) në Barcelonë, e cila përfundoi me zgjedhjen si sekretar të jordanezit Masadeh Ahmed. Programi ekonomik i paraqitur është praktik dhe i drejtpërdrejtë, i strukturuar në gjashtë fusha kyçe: kontroll të ndotjes, autostrada, energji alternative, rrjetit universitar dhe zhvillimit të biznesit. Popull që deri dje ishin ofenduar reciprokisht tani ulemi në tryezë për të ndihmuar në zhvillimin e përbashkët. Një mrekulli, në fakt.
...