G-20, arsyet për ta shpëtuar gazetarinë
Roger Graef, me të drejtë, feston fuqizimin e komuniteteve përmes tekno-vëzhgimit të policisë nga qytetarët, gjatë protestave të G-20-ës, ku mediat dhanë transparencë tejet të nevojshme. Kjo ka shumë rëndësi, po të kemi parasysh se gazetarët profesionistë nuk u lejuan të kryejnë punën e tyre më 1 prill. Pavarësisht nga dyshimi që disa gazetarë të tillë ndiejnë ndaj kolegëve të tyre amatorë, qartazi mediat profesionale dhe ato të qytetarëve punuan bashkë gjatë G-20-ës. Tregimi i vjetër i gazetarëve të Shefildit, të cilët filluan të shesin patate, lakra dhe rrepa me çmim shumë të ulët jashtë dyqanit të një shitësi famëkeq, është pjesë e historisë paradixhitale.
Tani ekzistojnë kërcënime më të mëdha. Një çështje tjetër, e theksuar nga vdekja e Tomlinsonit, është se shumica e raportimeve fillestare ishin të tmerrshme, e dëshmuar nga gatishmëria e shumë mediave profesioniste për të prezantuar versione "zyrtare". Me të gjitha përparësitë që kanë, mediat nga qytetarët nuk janë ilaç për të gjitha të këqijat. Nuk mund ta zëvendësojë vigjilencën dhe këmbënguljen e raportimit të mirë e hulumtues, ashtu siç u tregua nga përdorimi i fotografive dhe xhirimeve të Tomlinsonit, te "The Guardian". Ajo ishte e hulumtuar dhe e verifikuar nga gazetarët, zbulimet e të cilëve e ndryshuan këndin e raportimit nga gazetat dhe mediat e tjera. Ata reporterë këmbëngulën, pavarësisht kritikave të Komisionit të Pavarur të Ankesave të Policisë (IPCC), se po e "shqetësonin" familjen e Tomlinsonit, por edhe deklarata e IPCC-së se "nuk kishte asgjë në atë tregim". Familja, më vonë, shprehu mirënjohje për këtë raportim. Nën kodin e ri të praktikës së gazetarëve, një gazetar duhet "gjithë kohën të përpiqet të eliminojë shtrembërimin, shtypjen e lajmit dhe censurimin". E vërteta doli, pavarësisht se disa gazetarë, në fillim, i pranuan deklaratat zyrtare.
Ta pranojmë: Standardet gazetareske po bien. Ata gazetarë që mbeten në mediat rajonale shpesh janë të lidhur pas tastierës dhe telefonit, duke riprodhuar publikimet e lajmeve, njëlloj si shumica e seksioneve mediatike, që publikuan sërish trillimin se Tomlinson kishte qenë demonstrues i G-20-ës dhe e përsëritën si fakt një deklaratë të policisë që, ndihma e shpejtë nuk mund të jepte mjekimin, sepse po sulmohej nga "predhat". Ekziston një tkurrje e vërtetë e gazetave kombëtare dhe shumë gazetave të mbrëmjes, të mbushura me lajme të freskëta, e që tani kryesisht shkruhen një ditë më herët. Me fitimet nga reklamat që po bien, borxhet janë 10 herë më të mëdha sesa vlera e gazetave si aksion. Gazetarëve po u kërkohet të "paguajnë" me vendet e tyre të punës. Asgjë nuk e pengon kapacitetin e mediave profesioniste të mbajë publikun e informuar më shumë se pakësimi i vendeve të punës dhe standardeve. Gazetaria po nënçmohet seriozisht, megjithatë punëdhënësit po kërkojnë liberalizimin e rregullave të monopolit, për të mundësuar dobësimin e konkurrencës. Fushata "Çohu për Gazetarinë" po thekson shkatërrimin e këtij profesioni. Fushata ka nevojë për përkrahjen e të gjithë atyre që e çmojnë principin e lirisë së shtypit dhe që kërkojnë të ruajnë gazetarinë cilësore.