E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islandë, zgjedhje të diktuara nga kriza

Nisën dje në Islandë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rezultat i drejtpërdrejtë i krizës financiare globale, duke qenë se në këtë vend kjo krizë u shfaq ndoshta më e rëndë se kudo tjetër. Qeveria e qendrës së djathtë u dorëhoq në janar të këtij viti pas protestave masive, për t‘u zëvendësuar nga një koalicion i krijuar po nga kjo shtresë e politikës. Shteti i vogël i Atlantikut Verior numëron vetëm 300 mijë banorë, por iu desh një paketë ndihmëse 10 miliardë dollarëshe për t‘i bërë ballë krizës financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›