Bjordi Adelës: Unë do të të martoj ty
Situata ka qenë e tensionuar në shtëpi. Qetsori ka hapur debat me pjesën më të madhe të banorëve. Është kapur me Adin, me Bjordin, duke përfshirë edhe të tjerët. Ndërkohë marrëdhëniet e Bjordit me Adelën nuk janë anashkaluar. Banorët kanë ngacmuar Adelën, duke i thënë që ata e dinin se ishin puthur. Ndërkohë, ajo vazhdon ende të këmbëngulë se mes tyre ka vetëm miqësi.
"U nis lojë, do përfundojë keq"
Adela interesohet tek Adi se përse kanë këtë "grindjen" me Sorin. Adi mundohet të mos i tregojë gjë dhe i bie shkurt se kanë disa inate të vjetra dhe se Sori i tha nja dy gjëra që atij i rënduan. Adela e pyet se sa të vjetra mund të jenë këto inate, pasi ata vetëm një muaj kanë bashkë. Adi thotë se që atëherë, pasi edhe një muaj është i mjaftueshëm aty, sepse mendja e tyre është e lodhur me qëndrimin vetëm me njëri-tjetrin në një shtëpi. Ai i tregon asaj se nuk mund të duronte më që Sori të kapej me njërin apo tjetrin dhe ndaj u çua dhe u largua nga salloni ku po rrinin. Moza që deri në atë kohë po rrinte me Sorin, ngrihet për të shkuar tek Adela dhe Adi. Sori i thotë nga mbrapa: "Ik tek Adi dhe thuaji që të kam dërguar unë". Moza pyet Adin se çfarë ka ndodhur dhe i thotë se asaj mund t‘i hapet e t‘i tregojë. Adi i lutet që të mos e pyesë më sepse askush nuk i ka prishur terezinë. Edhe Adela i thotë Mozës që të mos këmbëngulë se ai do ta thotë kur të dojë. Ajo shton se ata e kanë bërë me fjalë dhe se ato e kanë kuptuar, por e kanë sajuar keq historinë. Adi tregon se muhabeti u nis me shaka, por ka për të përfunduar keq.
"Nuk është lojë"
Viktima e radhës është Arjoni. Sori i thotë me zë të ulët Arjonit se ka ndërmend që ta karikojë mirë Adin me këto që po i thotë. Arjoni i tregon se kujtonte se ata po bënin lojë me njëri-tjetrin, por Sori ia kthen se sot është e mërkurë dhe nuk është aspak lojë kjo që po bën. Ai e justifikon këtë kundërvënie, sepse nuk i pëlqen që Adi rri vetëm pas vajzave të shtëpisë dhe se kjo gjë po persiston.
"Po e ngacmoj që të reagojë"
Adela shkon të pyesë Sorin nëse kjo që po bën me Adin është lojë apo e vërtetë dhe ai i përgjigjet se është më se e vërtetë dhe dita e 1 prillit nuk ka lidhje fare. Adela i thotë se ose kjo është e vërtetë, pasi edhe Adi ashtu i tha, ose të dy po bëjnë lojën e seriozit dhe po i vënë të tjerët në lojë. Sori i thotë se me ato që i tha Adi më parë, e ka ofenduar e mërzitur dhe ndaj çdo gjë është serioze. Ai i tregon se ekziston edhe fakti se Adi nuk po tregon se cili është, nuk po del në lojë, por vetëm ai, ajo dhe Aida po luajnë dhe ndaj ai po e ngacmon. Adela mendon se nuk mund të detyrojë askush asnjë për t‘u hapur, sepse gjithsekush e di si pozicionohet në lojë. Ajo shton se jo të gjithë mund të kapen me fjalë se ka nga ata që e marrin shumë seriozisht situatën.
"Ju më kënaqni"
Adela afrohet te Bjordi, i cili është duke biseduar me Dritanin, Aidën dhe Bikën dhe ai e puth dhe e përqafon. Adela mundohet ta shtyjë edhe pse pak më parë ata u përqafuan. Ajo i thotë se mund të bisedojnë edhe pa bërë këto veprime shpesh. Aida ndërhyn dhe i thotë se i vjen inat kur ajo bën sikur nuk do. Adela ia kthen se ajo mund të merret me të tjera gjëra e jo se çfarë bën ajo me Bjordin. Por, Aida i thotë se nuk ka me çfarë të merret tjetër përveç se me ata, pasi edhe i pëlqen kjo gjë, apo me Tanin apo Bikën. Bika ia kthen se kënaqësitë e saja mund t‘i bezdisin të tjerët, ndaj ajo duhet ta lërë këtë bisedë, ndërsa Tani i thotë me shaka se do ta bisedojnë këtë gjë të dy.
"Ki kujdes nga situata!"
Adelajda, Republika dhe Aida diskutojnë për ‘konfliktin‘ e Adit me Qetsorin. Adelajda thotë: "Sot gjendja në shtëpi është e tendosur!" Aida i thotë që ata po e përjetojnë më shumë seç duhet ditën e 1 prillit. Adelajda thotë që ata të dy i kishin thënë që kishin bërë debat, por nuk ia kishin treguar arsyen. Republika i thotë që nuk kupton arsyen se pse ia kanë thënë pikërisht Adelajdës këtë gjë, dhe e pyet atë nëse i kishte bërë çudi ky fakt. Ajo i thotë: - "Nuk është hera e parë që vijnë dhe më thonë gjëra të tilla!" Sipas Adelajdës, arsyeja pse ato ia tregojnë asaj është fakti që ajo ka më shumë afrimitet me Adin. Aida e këshillon Adelajdën : "Ki kujdes nga situata!"
Bjordi:"Unë do të të martoj ty!"
Adelajda është shtrirë në dhomë dhe Bjordi shkon për të qëndruar me të. Ajo i thotë: - "Nuk m‘u ndave, gjithë ditën pas meje!" Bjordi ia kthen:- "Je ti që vdes të rrish pas meje!" Ata ngacmohen me njëri-tjetrin. Adelajda fillon diskuton në lidhje me nominimet dhe thotë: - "Nëse nuk dal, do të nominoj atë që nuk më pëlqen". Ajo e pyet:-"Mendon që do të iki këtë javë unë?" Ai i thotë që nëse ajo del, ai nuk ka çfarë të bëjë. Adelajda ia kthen:-"Hajde me mua!" Bjordi i thotë:-"D.m.th, jemi lidhur ne të dy!" Adelajda i thotë që në Shqipëri koncepti "i lidhur" përdoret për lidhje dashurie midis dy njerëzve, sipas saj ata të dy janë vetëm miq. Bjordi e pyet se si e shprehin ata miqësinë. Ai thotë: - "A thuhet që ne kemi një relatë?" Sipas Adelajdës, mënyra e të shprehurit të Bjordit keqkuptohet nga publiku, dhe shton:-"Po të thuash ti që ne kemi lidhje, të gjithë do e kuptojnë sikur ne dashurohemi dhe jemi betuar që do martohemi!" Bjordi ia kthen:-"Unë do të të martojë ty!" Ajo bën sikur nuk e kupton dhe e pyet:-"Me kë do të më martosh?" Bjordi e kalon me shaka duke i thënë që ai do e martojë me një shokun e tij italian.
Qetsori: "Po rrinë njerëz pa vlera!"
Adi dhe Qetsori gjatë një bisede me banorët përfundojnë duke u përplasur me njëri-tjetrin. Ai i thotë:-"Shpresoj që gjithë rrëmujën që ke bërë sot, ta kesh shaka!" Qetsori kapet me fjalët e tij, dhe i thotë që ai duhet të jetë më i qartë. Pasi Qetsori i kërkon Adit të thotë diçka ai shton:-"Nuk është mirë të bëjmë fjalë!" Qetsori ia kthen:-"Është mirë të ngrohësh karrigen?!" Sipas Adit, ata do diskutojnë, por në masën e duhur. Qetsori kapet me Bjordin për mimikën e tij. Ai i thotë që ai nuk duhet ta bëjë me të, atë lloj mimike dhe kërkon mendimin e të tjerëve për këtë gjë. Aida i thotë që sipas saj ia kërkoi mendimin personit të gabuar, pasi ajo flet me mimikë. Anjeza mendon që Bjordi e ka shprehi të vetën, dhe nuk ka pse ai ta ndryshojë këtë gjë. Arjoni e këshillon Bjordin që mos të kapet kot me Qetsorin, por të mundohet t‘i anashkalojë gjërat. Ai ia kthen: - "Unë nuk po bëj bisedë me dikë që po bën gjëra inteligjente, dhe unë po ulem në nivel!" Arjoni i thotë që nëse e mendon kështu atëherë ai nuk ka pse të ulet në nivelin e tij. Qetsori kapet duke thënë:-"Po kush ta ka mbushur mendjen ty që je inteligjent!" Sipas Bjordit, presioni nuk i duket një gjë inteligjente. Qetsori ia kthen:-"Të pengojnë flokët për mendjen!" Anjeza ndërhyn duke thënë që ata nuk duhet ta marrin personale. Qetsori mendon që në finale nuk kanë pse të shkojnë persona që nuk kanë dhënë asgjë brenda shtëpisë. Ajo i thotë që është dakord me këtë gjë, por shton se ato nuk duhet t‘i kalojnë kufijtë në debat. Ai thotë: - "Unë mendoj që nga shtëpia kanë dalë njerëz me vlera dhe po rrinë njerëz pavlera!"
Koleksioni "Big Brother"
Pjesa e parë e provës javore ka të bëjë me "Javën e modës". "Big Brother" ka vendosur që banorët duhet të konceptojnë dhe të realizojnë koleksionin pranverë-verë "Big Brother Albania 2009". Koleksioni duhet të përmbajë veshje kokteji, të përditshme dhe rroba banje. Për t‘ua lehtësuar punën "Big Brother" ka mundësuar praninë e dy stilistëve, të cilët u dhanë udhëzime banorëve. Ata dhanë mendimet e tyre në lidhje me veshjet nën konsulencën e stilistëve, të cilët i orientonin dhe në lidhje me materialet që duhet të përdornin. Banorët mësuan si të bënin matjet e përmasave, si dhe si ta përdornin makinën qepëse. Duke parë idetë e banorëve, stilistët mendonin që ato do e kalonin pjesën e parë të provës.
"Nuk kam ardhur për t‘u lidhur!"
"Nuk di si të sillem me Bjordin!"- i ka thënë Adelajda Adit. "Po ti a e do?"- e ka pyetur ai. Adelajda i është përgjigjur se ky ishte budallallëku më i madh që ai mund të kishte thënë. Por sipas Adit nuk ishte aspak kështu, mbase i vetmi gabim ishte që e kishte thënë kaq drejtpërdrejt. Adelajda i ka shpjeguar se sikur të kishin qenë jashtë dhe dikush ta kishte prezantuar me Bjordin, me këtë mënyrë të sjelli, ai nuk do të kishte pasur asnjë mundësi t‘i afrohej, por meqë ajo e njihte dhe e kuptonte që kjo ishte pjesë e karakterit të tij e meqë ishin 24 orë bashkë, ajo ia lejonte këto veprime. Ajo ka shtuar se ai e vinte shumë në siklet, por po t‘i thoshte prapë të largohej, do të përsëritej e njëjta histori dhe e gjithë kjo nuk kishte fare lidhje me dashurinë që thoshte Adi. "Unë nuk kam ardhur këtu për t‘u lidhur!" - i ka thënë ajo.
"Para Big Brother, s‘kisha lidhje serioze!"
Bjordi i ka treguar Adelajdes për ish të dashurën e tij, 25-vjeçare, me të cilën kishte 1 vit që ishte ndarë. Ai i ka shpjeguar sesi ajo kishte lënë të dashurin e vet për Bjordin e sesi më pas, në mirëkuptim, ishin ndarë. Adelajda e ka pyetur Bjordin a kishte pasur tjetër lidhje serioze, pas saj e para se të hynte në "Big Brother" dhe ai i ka thënë jo.
"E dimë që jeni puthur!"
"E dimë që jeni puthur!"- ka ngacmuar Arjoni Adelajden. Anjeza ka shtuar se nëse ajo ndien diçka nuk ka pse ta fshehë. "Ju s‘dini gjë fare dhe flisni kot!" - u ka thënë Adelajda banorëve që e ngacmonin. Arjoni ka shtuar se ata e dinin shumë mirë dhe fakti që ajo nuk po thoshte jo dhe nuk po nevrikosej, ishte një provë më tepër. "Puthuni që të arrini në finale!"- i kanë ngacmuar banorët. Adela është çuar dhe ka bërë sikur do të dilte.
"Nuk dua ta mendoj ikjen!"
"Nuk dua as ta mendoj që do të dal!"- i ka thënë Republika Adelajdes, ndërsa qëndronin ende shtrirë në krevat, në dhomën e gjumit të vajzave. "Po sikur të dal unë?!" - i ka thënë Adelajda. Republika i ka kërkuar që nëse do të ishte kështu, ajo t‘i përqafonte të vëllain, "fort, fort". Republika ka thënë se këtë të shtunë "do të luhej mes dy personave", një prej të cilëve mund të ishte ajo. Sipas saj, as Adelajda, as "ujku plak", nuk rrezikonin. "Publiku është i zgjuar", ka thënë ajo. Adelajda ka thënë se do t‘i bëhej shumë qejfi sikur "ujku plak", Qetsori, të dilte.