E Shtunë, 31 Tetor 2026

G 20 më shumë përpjekje për krizën ekonomike

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe ai i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso i dërguan një letër të përbashkët partnerëve të tyre të G20 për t`u kërkuar atyre të bëjnë më shumë përpjekje përballë krizës.

Letra përmbledh dhe shpjegon vendimet e marra gjatë samitit evropian që u zhvillua të mërkurën, në afrim të samitit të 20 vendeve të industrializuara dhe në zhvillim që do të mbahet më 3 dhe 4 nëntor në Kanë, në jug të Francës, theksoi Komisioni në një deklaratë.

"Ne do të zbatojmë këto masa në mënyrë rigoroze dhe në kohën e duhur dhe ne do të jemi ata që do të kontribuojmë për një zgjidhje të shpejtë të krizës. Megjithatë, evropianët do të përmbushim rolin tonë nuk do të mjaftojë për të siguruar një rimëkëmbje ekonomike botërore dhe një rritje ekonomike të ekuilibruar', vijojnë ata në letrën e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›