E Shtunë, 31 Tetor 2026

G. Rossi, pasardhësi i Del Pieros

Torino, 21 tetor NOA - Mungojnë rreth 7 muaj nga një datë që tashmë nuk mund të ndryshohet: 13 maj 2012, Juventus -Atalanta, që është dhe pika e "lamtumirës" mes Juventusit dhe Del Pieros, fundi i një prralle që zgjati 19 vite.
Del Pieroka qëndruar në heshtje, është stërvitur dhe nuk ka shtuar asgjë në lidhje me këtë njoftim të presidentit Andrea Agnelli: gjithçka është vendosur si në mënyrë dhe në kohë.
Për të duhet thënë se është e gatshme dhe një karrierë tjetër, po futbollisitke 2 vjeçar, por larg nga Torino, Evropë, Japoni apo SHBA.
Në këtë mënyrë drejtuesit bardhë e zinj janë hedhur në kërkim të pasardhësit ideal të Alex dhe emri më i preferuar është ai i G. Rossi.
Sulmuesi i përfaqësueses italiane duhet thënë se si nga ana teknike ashtu dhe ajo taktike ngjason më shumë me kapitenin e bardhë e zinjve dhe me shumë mundësi do të jetë pikërisht ai q do të zëvendësojë legjendën e Juventusit.
r.b/NOA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›