E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten nuk kthehet në Ajax

Marco van Basten nuk do të kthehet në Ajax për t’u bërë drejtori i gjigantit holandez.

Van Basten, ish-futbollist dhe trajner i Ajaxit, ishte kandiduar si drejtor nga këshilltari i klubit, Johan Cruyff, por bisedimet kanë dështuar të gjejnë marrëveshje.

“Kam biseduar me Ajaxin dhe isha i interesuar por kishte shumë paqartësi që nuk është lehtë të zgjidhen, andaj e kemi lënë në harresë”, tha Van Basten për Sport1.

Besohet se Guus Hiddink tani është bërë objektivi kryesor i Ajaxit, edhe pse ai është ende i angazhuar si selektor i Turqisë.

Marc Overmars dhe Edwin van der Sar janë përmendur si kandidatë të mundshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›