E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, ikën Kuzhe

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA – Jozif Kuzhe nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar të futbollit shqiptar. Takimi në FSHF sot pasdite, në prani të vetë Kuzhe dhe kreut të Federatës, Armando Duka ka përfunduar me ndërprerjne e kontratës me teknikun kroat.
Mësohet se krahas rezultateve jo shumë të mira të kombëtares në ndeshjet e fundit, Kuzhe kishte kërkuar edhe rritje të pagës së tij. Gjithësesi vendimi është marrë me konsensus të plotë nga të dy palët. Po sot, FSHF pas largimit të kroatit hapi dritën jeshile për përzgjedhjen e emrit të ri, i cili do të drejtojë kombëtaren shqiptare për eliminatorët e Botërorit 2014.
a.q/NOA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›