E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalglish mbron Suarezin

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish ka deklaruar se të gjithë në klub janë me Luis Suarezin, pasi sulmuesi ishte akuzuar për racizëm.

Pas barazimit 1-1 me Manchester Unitedin në Anfield, të shtunën, Patrice Evra akuzoi Suarezin se e kishte fyer në baza racore. Suarez mohoi këtë, ndërsa Federata angleze e Futbollit është duke hetuar rastin.

Ndërkohë, Dalglish ka përkrahur yllin uruguaian.

“E vetmja gjë që mund të them është se të gjithë në klub janë plotësisht me Luis Suarezin”, tha Dalglish për uebfaqen zyrtare të Liverpoolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›