Josip Kuzhe nuk është më trajneri i Shqipërisë
Duke filluar nga sot posti i trajnerit të kombëtares shqiptare mbetet bosh, ku pas takimit Duka – Kuzhe ka ndodhur ajo që ishte thënë prej ditësh. Pra nga sot kroati Josip Kuzhe nuk do të jetë më trajneri i kuqezinjëve dhe shumë shpejt pritet të mësohet pasuesi i tij, i cili do të nisë punë me dy miqësoret e muajt nëntor. Me shumë gjasa pasuesi i Kuzhes do të jetë një shqiptar, ku më i lakuari mbetet Besnik Hasi. Gjithsesi kjo do të vendoset në ditët në vijim dhe përcaktimi i tij është ekskluzivitet i presidentit të FSHF-së Armando Duka. Lajmin në fjalë zyrtarët e federatës e kanë bërë me anë të një komunikate për shtyp
KOMUNIKATE PER SHTYP
Sot në zyrën e Presidentit tën Federatës Shqiptare të Futbollit zotit Armand Duka është zhvilluar takimi midis tij dhe trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë Josip Kuzhe. Në këtë takim, icili zgjati rreth 75 minuta është vendosur me mirëkuptim të dyanshëm që kontrata e trajnerit Kuzhe të ndërpritet menjëherë. Siç dihet zyrtarisht kontrata FSHF-Kuzhe përfundon me date 31.12.2011, por për ti hapur rrugë trajnerit pasardhës në ndërtimin e kolaudimin e skuadrës që në ndeshjet miqësore me Azerbajxhanin në Tiranë me 11.11.2011 dhe Maqedonine ne Prilep me 15.11.2011 gjithëka u mbyll në një akord professional e mirëkuptim dypalësh.
FSHF Tirane me 20.10.2011
