SHBA nisin kerkimet per vrasesin serial

Në Long Ajlënd kanë filluar kërkimet nga toka, deti e ajri për një vrasës serial që ka terrorizuar vendin prej disa muajsh tashmë. Në ndihmë të teknologjisë më të fundit të FBI-së amerikane ka ardhur dhe një helikopter Blek Hok si dhe avionë patrullimi. Gjatë një konference për shtyp, hetuesit deklaruan se kanë filluar nga puna për identifikimin e viktimave të zbuluara në fillim të javës.
Ndërsa dhe FBI-ja është angazhuar në zbulimin e te tjera viktimave potenciale e ka vënë në dispozicion të hetimeve dhe teknologjinë më të përparuar. Që nga dhjetori i 2010-ës, 8 trupa janë zbuluar në kontenë Sufolk, ndërsa dhe mbetjet humane të zbuluara rishtazi në Nasau e çojnë numrin e viktimave në dhjetë. Besohet se në shënjestër të vrasësit serial janë prostitutat, vajza të reja që kishin reklamuar aktivitetin e tyre në Kreigslist.
Delina Bitraku