G20 diskuton për sigurinë bërthamore

Ministrat e energjisë të G20 do të takohen në Paris për të diskutuar sigurinë bërthamore pas fatkeqësisë në centralin Fukushima të Japonisë.
Aksidenti i shkaktuar nga tërmeti dhe cunami i marsit shton alarmin për masa më të ashpra globale, transmeton BBC.
Disa qeveri po rishqyrtojnë strategjitë e tyre për energjinë bërthamore.
Gjermania është bërë fuqia e parë industriale që ka braktisur energjinë bërthamore, duke përqendruar industrinë në teknologjitë e gjelbra dhe gjenerimit të ri të gazit të pastër.