E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 mblidhet ne France per cmimet

Çel punimet në Francë takimi i ministrave të financave të G20 ndërsa  Kombet e Bashkuara dhanë alarmin se rritja e çmimeve të ushqimeve arriti rekord të ri në muajin janar. Takimi dy ditor mbledh në Paris dhe drejtuesit e  bankave qendrore  er pritet që cmime e rritura në nivele të rrezikshme sipas vlerësimit të FMN-së të mbeten lart në axhendën e diskutimeve.

Paraprakisht ministrat e financave kanë shprehur shqetësimin për rritjen e çmimeve të shportës bazë ndërsa presidenti francez Nicolas Sarkozy, aktualisht në krye të G20 ka bërë thirrje t’u vihet fre  spekulatorëve.

Në këtë kuadër janë më tepër se 100 organizata europiane e ndërkombëtare të udhëhequra nga lëvizja botërore për zhvillim që  kanë nënshkruar një deklaratë ku paralajmërojnë G20 për rrezikun e spekulimeve të dala jashtë kontrollit.

Inflacioni i menjehereshëm i cmimit të ushqimeve në 2008  shkaktoi një valë protestash në një sërë vendesh. Atëherë Banka Botërore përllogariste se 125 million njerëz vuanin nga varfëria ekstreme numur ky që vetëm pas rritjes së çmimeve në muajin janar u shtua dhe me 44 milion të tjerë.

Në axhenden e bisedimeve gjithashtu  mbetet pabarazia e valutave  nën kritikat se juani kinez mbetet në nivele artificialisht të ulta për të nxitur me tej eksportin.

Takimi i ministrave të Fnancave kryesohet nga ministrja franceze Christine Lagarde, sipas së cilës diskutimet mes liderëve do të përfshjnë dhe deficitet buxhetore, mbiprodhimin dhe nivelet e borxhit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›