Zubin Potok sulm makines se policise

Një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës është sulmuar me gurë në dalje të qytetit Zubin Potok, në veri të Kosovës. Incidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 ndërsa dy zyrtarët, një i përkatësisë etnike shqiptare dhe një tjetër i përkatësisë etnike serbe, nga radhët e njësisë së trafikut rajonal të Mitrovicës, kanë njoftuar për rastin e sulmit me gurë në pronën e policisë së Kosovës.
Sipas tyre dy persona të panjohur kishin sulmuar me gurë automjetin me të cilin udhëtonin dhe janë larguar me një automjet të tipit “BMË” në drejtim të panjohur.
Policia thotë se rastin e ka regjistruar si vepër penale e sulmit ndaj personave zyrtar dhe dëmtim të pronës së luajtshme në bazë të kodit penal të Kosovës. Serbët në veri të Kosovës vazhdojnë të kundërshtojnë praninë e institucioneve të Kosovës në këtë pjesë. Veturat zyrtare kanë qenë shënjestër e përhershme e sulmeve të ekstremistëve serb.