E Shtunë, 31 Tetor 2026

G20 merr masa të nxisë ekonominë



Liderët e grupit G20 kanë rënë dakord që t'i reduktojnë deficitet dhe të ndjekin "politika miqësore të rritjes" ekonomike.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit në Toronto të Kanadasë, prioriteti i G20 thuhet të jetë ulja e borxhit dhe shpenzimeve afatshkurta për nevojat e karburantit.

Deklarata thotë se "ekonomitë e zhvilluara u janë përkushtuar planeve për përgjysmimin e deficiteve deri në vitin 2013, dhe stabilizimin apo reduktimin e borxhit të qeverisë deri në vitin 2016".

Ndërkaq policia në Toronto ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve ndaj dhunës që shoqëroi samitin e G20, ku bilanci i të arrestuarve shkoi në 600.

Përleshjet e fundit ndodhën kur disa qindra protestues marshuan në një qendër të improvizuar paraburgimi për demonstruesit e arrestuar mbrëmjen e së shtunës.

Dhuna nisi të shtunën kur një grup anarkist u shkëput nga një demonstratë paqësore kundër grupit G20.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›