E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, alarm i rremë për bombë në ambasadën amerikane

Një telefonatë anonime dha sot një alarm të rremë për vendosje bombe në ambasadën amerikane në Greqi.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilat kanë thënë se forca të shumta të njësive antiterror janë vendosur menjëherë në zonën pranë ambasadës, pasi një telefonate anonime pretendoi vendosjen e një bombe.
Sipas policisë, sinjali i parë u dha nga një telefonatë anonime e mbërritur pak pas mesnatës në redaksinë e një gazette.
Ministria e Brendshme tha se zona është kontrolluar menjëherë dhe forcat anti-terrorizëm nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.
Pak ditë më parë një person gjeti vdekjen si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në godinën e Ministrisë së Brendshme në Athinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›