E Shtunë, 31 Tetor 2026

G7: Te shqetesuar per Greqine

Ministri kanadez i Financave, Jim Flaherty ka deklaruar nga samiti i G7-es se ekonomia boterore po e merr veten por i nevojiten ende stimuj.
Ne konferencen e pare per shtyp, Flaherty theksoi gjithashtu se institucionet financiare duhet te ndajne kostot e krizes. ”G7 do punoje me institucionet nderkombetare per te hequr borxhin e Haitit”, shtoi ministri kanadez. Nje vend te vecante ne fjalen e ministrit ka zene edhe Greqia. “Deficiti i Greqise na shqeteson. Shume shtete europiane jane te shqetesuara per kete gje, por kjo eshte nje ceshtje me te cilen do perballemi”, qarteson Flaherty qe i trembet efektit “domino” ne Spanje dhe Portugali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›