E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anije private per here te pare ne hapesire

Kompania kaliforniane SpaceX është e gatshme për të hyrë në histori, duke dërguar një kapsulë që përmban gjysmë tonelate furnizimi për në stacionin hapësinor. Por e vecanta është se kjo do të jetë hera e parë që sektori privat do të ofrojë një shërbim të tillë.

Një detyrë e tillë kryhet zakonisht nga mjetet që u përkasin agjencive hapësinore shtetërore, siç është NASA apo ESA. Anija pa pilot e mallrave, “Dragon”, do të lëshojë raketën e vetë SpaceX, të quajtur Falcon 9. Nisja do të bëhet nga stacioni ajror i Cape Canaveral në Florida.Kontrollorët janë duke përcaktuar orarin e lëshimit të raketës dhe përkundër disa stuhive në zonë në ditët e fundit, ekipi do të ketë kushte të favorshme të motit në vazhdim.“Nuk ka dyshim, ky është një fluturim historik”, tha në prag të misionit presidenti i SpaceX, Gëynne Shotëell.

Edhe pse faturuar si një demonstrim, misioni ka domethënie të madhe sepse shënon një ndryshim të madh në mënyrën se si qeveria amerikane dëshiron të kryejë disa nga operacionet e saj ne hapësirë. Ky veprim është menduar se do të lejojë agjencinë amerikane të hapësirës të përqëndrohet më shumë në misionin e eksplorimit përtej tokës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›