Aktivisti kinez niset drejt SHBA-se

Duket se dita e shume pritur per aktivistin kinez Chen Guangcheng, ka ardhur . Ai ka njoftuar kur ndodhej në aeroport për t’u nisur drejt Shteteve të Bashkuara . Aktivisti i verbër i tha gazetarëve se ai nuk kishte pasaportë, por gjithësesi u shpreh i bindur se do të shkonte në Nju Jork. Chen kaloi së fundmi gjashtë ditë në selinë e ambasadës amerikane në Pekin, pasi u arratis nga arresti i shtëpisë në veri-lindje të Kinës. Ai kërkon të lërë vendin e tij dhe të shkojë në Shtetet e Bashkuara, ku i është ofruar një mundësi studimi në Universitetin e Nju Jorkut. Chen u dërgua në spital pasi doli nga selia e ambasadës amerikane më 2 maj dhe fillimisht tha se donte të qëndronte në Kinë, por më pas ndryshoi qëndrim me argumentin se druhej për sigurinë e tij. Atij iu ofrua një mundësi studimi për drejtësi në Universitetin e Nju Jorkut, pasi Pekini zyrtar deklaroi se ai mund të aplikonte për studime jashtë vendit.